Ideja e çmendur e Jose Mourinhos, kërkon Ronaldon te Roma!

Zhvillimet nga merkato në Seria A vijojnë të jenë të shumta në ditët e fundit. Emri i fundit që ka pushtuar mediat është ai i Cristiano Ronaldos. Ylli portugez sipas mediave italiane ka përfunduar në listën e Jose Mourinhos te skuadra e Romës.
Ëndrra e Mourinho është të ribashkohet me portugezin në Serie A në klubin kryeqytetas, që do nisë ta drejtojë nga 1 korriku. Gazeta italiane jep edhe më shumë detaje. Sipas saj Mourinho dëshirat do t’i plotësojë dhe thuhet se e ka telefonuar sulmuesin, për të kuptuar se çfarë synimesh ka për të ardhmen, si dhe për ta bindur të transferohet te Roma.
Në të shkuarën Mourinho ka bashkëpunuar me Ronaldon, kur të dy ishin te spanjollët e Real Madrid. Gjithashtu trajneri dhe sulmuesi kanë të njëjtin menaxher, të mirënjohurin Jorge Mendes.
KOHA JONË SONDAZH

