FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Igli Tare sherr me mbrojtësin e Romës pas golit të anuluar të Muriqit

Lazio e Igli Tares u mund mbrëmjen e djeshme nga Roma në derbin e kryeqytetit me rezultatin 2-0. Në minutën e 31-të, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua nga anësori për pozicion jashtë loje.

Ky moment trazoi situatën në tribunë, teksa në njërën pjesë të saj, ishin vendosur edhe futbollistët rezervë të Romës. Futbollisti brazilian Juan Jesus provokoi lacialët, me brohoritje të tepruara dhe gjeste ngacmuese, pas golit të anuluar, teksa ky veprim i tij acaroi drejtorin sportiv, Igli Tare.

Sipas “Correre dello Sport”, shqiptari, nuk duroi teksa shkoi te zona ku ndodhej futbollisti i Romës, duke debatuar për afro 30 sekonda. Pas këtyre shkëndijash me futbollistin romanist, Tare u rikthye për t’u ulur në krah të presidentit Lotito.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?