Ikën Salihi, por Skënderbeu ka gati goditjen e madhe në merkato

Pas dështimit në sezonin që sapo përfundoi, Skënderbeu do të nisë një cikël të ri. Drejtuesit e klubit korçar pritet të bëjnë revolucion në skuadër dhe gjithçka do të nisë nga reparti i sulmit.

Goditja e madhe e Skënderbeut në merkaton e verës mund të vijë nga vendi fqinj, Maqedonia. Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar të Shkëndijës së Tetovës, Besart Ibraimi. Bomberi i ekipit tetovar dhe i kombëtares së Maqedonisë është vënë në radarët e klubit korçar.

30-vjeçari që aktivizohet që prej dy sezonesh me Shkëndijën ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe është ai emri i duhur për të rindërtuar repartin ofensiv pas largimit të Hamdi Salihit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?