FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Infantino: Dënimi i klubeve që ideuan Superligën Europiane nuk është zgjidhje!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk e sheh si zgjidhje dënimin e klubeve që ideuan formtin e Superligës Europiane. Institucionet e futbollit po diskutojnë masat dhe sanksionet për klubet themeluese të Superligës. Sidoqoftë, Infantino nuk do luftë dhe shpreson të zgjidhë çdo çështje përmes dialogut.

“Duhet të shmangim fjalën luftë kur bëhet fjalë për futbollin. Sidomos në një kohë si kjo kur e gjithë bota po merret me një pandemi të pazakontë. Është detyrë e institucioneve kombëtare, pastaj e UEFA dhe më pas e FIFA, të marrin vendimet e duhura.

Edhe në situatat më delikate, unë jam për dialog dhe jo për konflikte. Një drejtues ka për detyrë të pyesë veten pse ka ardhur e gjithë kjo dhe duke u nisur nga kjo pyetje, të ndërtojë një të ardhme tjetër duke folur dhe dëgjuar të gjithë, veçanërisht tifozët, të cilët janë zemra e futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa sanksione mund të kenë pasoja të rëndësishme dhe atëherë ne duhet të marrim përgjegjësi për to. Duhet të kuptohet se për çfarë masash po flitet. Dëgjoj që klubet duhet të ndëshkohen, por kjo mund të nënkuptojë edhe dënimin e lojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve të tyre, që nuk kanë asnjë lidhje me projektin e Superligës”, u shpreh Infantino.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?