FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Infantino kërcënon klubet “rebele”: O rrini, o shkoni …

Presidenti i FIFA-s, Infantino, foli qartë në emër të institucionit që drejton lidhur me Superligën, projekt i 12 klubeve europiane.

“Më lejoni të jem jashtëzakonisht i qartë. FIFA është ndërtuar mbi vlerat e vërteta të sportit. FIFA është qartë kundër kësaj Superlige. UEFA dhe futbolli europian kanë mbështetjen time të plotë.

Futbolli duhet të jetë i bashkuar. Të gjithë e kujtojmë golin e Paolo Rossi në finalen e Kupës së Botës, për shembull. Kjo është magjia. Kam kaluar shumë kohë në UEFA. Kam punuar për të ruajtur modelin e futbollit në Europë. Unë e mbroj atë model. Ne duhet ta mbrojmë atë. Ato (12 klubet disidente) janë përgjegjës për zgjedhjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më saktësisht, kjo nënkupton: o rrini, o shkoni. Nuk mund të jesh gjysmën brenda e gjysmën jashtë. Ju duhet të respektoni organizatat, ligat, UEFA, FIFA, historinë. Futbolli është shpresë. Unë e kuptoj që situata është e komplikuar me pandeminë, por duhet të jemi së bashku për ta kapërcyer atë”, deklaroi Infantino.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?