Infektohet me koronavirus ylli i Atleticos, Joao Felix

Atletico e Madridit njoftoi ditën e sotme se futbollisti Joao Felix ka dalë pozitiv me Koronavirus, pas testeve PCR të kryera në skuadrën e “Los Colchoneros”.

“Sulmuesi mbetet i izoluar në shtëpinë e tij në përputhje të plotë me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe protokollin e LaLiga.”

Joao bashkohet u bashkohet “të sëmurëve” të tjerë Yannick Carrasco dhe Mario Hermoso, gjithashtu të infektuar nga virusi, të cilët nuk ishin të disponueshëm për ndeshjen kundër Cádizit.

Është e sigurt mungesa e portugezit ndaj Celta Vigos, ndërsa për ndeshjet e radhës gjithçka do të varet nga rezultatet e tamponëve që do të kryejë futbollisti  në ditët në vazhdim. Këtë sezon, sulmuesi i Atlético ka luajtur 25 ndeshje, duke shënuar 9 gola dhe dhuruar 5 asiste.

SHKARKO APP