Inter/ Bastoni mbetet në dyshim, Thuram dhe Dumfries drejt rikthimit si titullar

Sulmuesi francez Marcus Thuram është rikthyer në dispozicion të plotë të Interit pas temperaturës që e detyroi të humbasë derbin ndaj Milanit. Futbollisti është stërvitur me grupin për të dytën ditë radhazi dhe pritet të jetë titullar në ndeshjen e së shtunës në orën 15:00 kundër Atalantës në stadiumin San Siro.

Në repartin ofensiv, Thuram pritet të formojë dyshen e sulmit me talentin e ri Francesco Pio Esposito, ndërsa Ange-Yoan Bonny do të nisë ndeshjen nga pankina.

Ndërkohë, mbrojtësi Alessandro Bastoni vijon të stërvitet veçmas pas një goditjeje të fortë në tibie që pësoi në ndeshjen kundër Milanit, në aksionin ku pësoi ndërhyrjen nga Adrien Rabiot. Trajneri Cristian Chivu do të vendosë vetëm në orët e fundit nëse mbrojtësi do të jetë gati për sfidën e fundjavës. Në rast mungese, alternativë për krahun e majtë të mbrojtjes është Carlos Augusto, i cili do të plotësonte repartin me Yann Bisseck dhe Manuel Akanji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajme të mira vijnë edhe nga krahu i djathtë, ku Denzel Dumfries është rikuperuar plotësisht dhe pritet të startojë nga minuta e parë. Mbrojtësi holandez kishte marrë vetëm pak minuta në derbi ndaj Milanit dhe në fundin e ndeshjes së playoff-it të Champions League kundër Bodø/Glimt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket mesfushës, gjendja e Hakan Çalhanoglu është në përmirësim, por aktivizimi i tij në ndeshjen e së shtunës duket shumë i vështirë. Rolin e organizatorit të lojës pritet ta mbajë sërish Piotr Zieliński.

Ndërkohë, rikthimi i turkut pritet të ndodhë në transfertën e 22 shtatorit në Firence kundër Fiorentina, ndeshje në të cilën pritet të rikthehet edhe kapiteni i zikaltërve Lautaro Martínez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?