FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter bën gati festën e titullit, lojtarët zikaltër do të marrin një bonus të majmë

Interi është shumë pranë shpalljes kampione e Serie A për sezonin aktual. Ndeshja ndaj Parmës mund të rezultojë vendimtare për zikaltërit, pasi një fitore do ta bënte matematikisht të sigurt titullin e 21-të në histori.

Ndërsa pritet vetëm konfirmimi zyrtar në fushë dhe festa e shumëpritur, prapaskena financiare është tashmë e qartë. Sipas La Gazzetta dello Sport, fondi amerikan Oaktree Capital Management ka vendosur tashmë bonuset për skuadrën në rast triumfi.

Shuma totale që do të ndahet mes lojtarëve dhe stafit teknik arrin në 6 milionë euro, një shpërblim i konsiderueshëm për arritjen e objektivit madhor sezonal. Ky stimul financiar vjen si vlerësim për performancën e ekipit gjatë gjithë kampionatit dhe si motivim shtesë për të mbyllur me sukses garën për titull.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë gjithçka mbetet në dorën e skuadrës në fushë, ku përballja me Parmën mund të vulosë zyrtarisht një tjetër sezon të suksesshëm për Interin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?