Inter-Milan, Montella: Në fushë vetëm për fitore!

Të shtunën në orën 12:30 do të luhet derbi i “Madonnina-s” mes Interit dhe Milanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 në Serie A.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella beson te fitorja megjithëse e pranon se do të jetë një ndeshje shumë emocionuese.

“Jam shumë i emocionuar sepse është mbyllur një cikël historik. Falënderoj Gallianin dhe Berlusconin që më dhanë mundësinë të drejtoj Milanin dhe besoj se edhe unë tashmë jam një pjesë e vogël e historisë së këtij klubi. Gjatë muajve të fundit kam punuar që të ndaj çështjet e fushës nga ato të klubit dhe besoj se të gjithë bashkë ia kemi dalë mbanë me sukses. Tani më pëlqen të fokusohem te derbi. Do të kemi përballë një skuadër me lojtarë të kalibrit botëror dhe ndeshja do të luhet shumë edhe në nivelin emocional. Nuk duhet të zbresim në fushë me frikë dhe duhet të synojmë fitoren. Do të jetë një ndeshje e ngjashme me atë të fazës së parë por më e lartë në nivel”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?