Inter-Milan, nuk do ta besoni për çfarë rekordi bëhet fjalë
Të shtunën në orën 12:30 do të luhet derbi i “Madonnina-s” mes Interit dhe Milanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 në Serie A.
Inter-Milan shënon një tjetër rekord të padëgjuar më parë në Itali pasi vetëm nga shitja e biletave janë arkëtuar plot 4 milionë euro, shkruan “Calciomercato.com”.
Kjo shumë kalon ndjeshëm atë të shtatorit të vitit të kaluar, ku në përballjen Inter-Juventus nga shitja e biletave u regjistruan 3.943.000 Euro.
Përballja ka shkaktuar interes të madh nga ana i tifozëve kinezë, të cilët janë përfshirë edhe më shumë në futbollin Italian që pas marrjes në zotërim të këtyre dy klubeve nga dy bashkëkombas të tyre, sic janë Suning te Interi dhe së fundmi Li Yonghong tek Milani.
Ky duel do të ndiqet gjerësisht edhe në kontinentin e Azisë ndërsa në total priten që të jenë rreth 862 milionë telespektatorë nga mbarë bota, transmeton SYRI.net
KOHA JONË SONDAZH

