Inter në avantazh të dy golave në pjesën e parë ndaj Barcelonës

Një ndërhyrje nga Pau Cubarsí, që fillimisht dukej se ishte mbi topin, por pas rishikimit të pamjeve rezulton qartë se ishte në kyçin e këmbës së kapitenit Lautaro Martinez. Gjyqtari Marciniak, pas konsultimit me VAR-in, akordon penallti për Interin.

Nga pika e bardhë nuk gabon Hakan Calhanoglu, specialisti i 11-metërshave, i cili në minutën e 45-të mashtron plotësisht portierin Szczesny dhe e dërgon topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 2-0 në favor të zikaltërve në fund të pjesës së parë ndaj Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?