Inter rinisë stërvitjen që nga dita e martë, por me rregulla të rrepta
Nga dita e martë lojtarët e Interit do të fillojnë me stërvitjet në Appiano Gentile me seanca individuale në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Për të ruajtur distancimin shoqëror, vetëm 4 fushat e qendrës sportive (të sanitizuara në mënyrë rutinore që nga muaji shkurt) do të jenë në dispozicion për grupe prej 3-4 lojtarësh, me mbikëqyrjen minimale të nevojshme mjekësore dhe teknike, në parim një mjek dhe trajner.
Futbollistët që ishin larguar jashtë vendit janë rikthyer ndërkohë që Sanchez përfundon nesër periudhën e izolimit në shtëpi. /Koha Jone/