Inter shërohet nga Covid-19, të gjithë të gatshëm ndaj Bolognës

Lajme fantastike për Antonio Conte, që ka rikuperuar të gjithë lojtarët. Kundër Bologna-s, ndeshja e radhës në Serinë A, në qendër të mbrojtjes duhet të jetë si zakonisht De Vrij.

Pas Handanovic dhe Vecino, edhe mbrojtësi holandez, njëri prej të infektuarve me Covid-19 përpara pushimit të kombëtareve, ka rezultuar negativ në testin e fundit.

Është i sigurt grumbullimi i tij për përballjen me Bologna, por ende nuk dihet nëse do ta nisë ndeshjen si titullar. Sfida me Bolongnën do të luhet të shtunën në mbrëmje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?