Inter-Udinese do të luhet me 1000 tifozë, 4500 do të jenë jashtë stadiumit

Inter-Udinese do të luhet me tifozë, edhe pse bëhet fjalë për një numër të kufizuar. Ministria Italiane e Shëndetësisë ka pranuar kërkesën për anashkalimin rregullores anti-Covid të vendosur më herët Liga e Serisë A. 1000 spektatorë do të kenë mundësinë të ndjekin nga shkallët e “San Siros” ndeshjen mes zikaltërve dhe friulanëve, në fund të së cilës do të zhvillohet ceremonia e dhënies së trofeut të kampionit.

Një sinjal i mirë për të gjithë futbollin italian pas eksperimentit në finalen e Kupës së Italisë, ku ishin të pranishëm 4300 spektatorë të shpërndarë në tribunat e “Mapei Stadium”, në Reggio Emilia. Hyrja në impiantin sportiv të Milanos do të lejohet për punonjësit e Interit, sponsorët dhe familjet e lojtarëve.

Kërkesa e bërë nga presidenti i Ligës, Paolo Dal Pino, gjeti mbështetje në Ministrinë e Shëndetësisë, që pranoi të bëhet një përjashtim nga rregulli për ndeshjen që do të luhet të dielën, në orën 15:00. Prefektura e Milanos ka dhënë “ok” për praninë jashtë “San Siros”, në një zonë të kufizuar, të 4500 mbështetësve për të lejuar festën që organizohet nga “Tribuna Veriore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?