Interesimi i Arsenalit, reagon Çekiçi: Kam folur me menaxherin, janë ..
Endri Çekiçi po përjetonte sezonin e tij më të mirë në karrierë në radhët e Olimpias së Lubjanës në Slloveni. Këtë të hënë kanë qarkulluar zëra në media se për të interesohet Arsenali, por vetë futbollisti nga Pogradeci thotë se nuk ka informacione për këto zëra.
“Stërvitje bëjmë çdo ditë, duhet të jemi të përgatitur, sepse kampionati mund të nisë shumë shpejt, duhet të jemi gati. Mendoj se është sezoni më i mirë, e tregojnë statistikat, por edhe unë ndihem edhe më i pjekur në fushë.
Arsenali? Kam folur me menaxherin, janë vetëm zëra, nuk mund të them më shumë për këtë temë, jam më pak i informuari. Do të doja shumë të ishte e vërtetë, e shpresoj shumë.
Momentalisht jam i fokusuar tek Olimpia e dua ta mbyll sa më mirë sezonin, pastaj ne verë besoj se do të ndryshoj klub. Shpresoj shumë shpejt të jem edhe në Kombëtaren.
Gara për titull? Momentalisht jemi shkëputur 5 pikë larg ndjekësit më të afërt dhe 7 larg Mariborit, që është kundërshtari ynë direkt. Kanë mbetur edhe 11 javë dhe besoj se do ta festojmë titullin”, deklaroi Çekiçi.