Interi blindon mbrojtësin e talentuar deri në vitin 2024!
Interi blindon një nga të rinjtë më premtues në futbollin italian. Mbrojtësi Alessandro Bastoni, i ka pranuar ofertën e drejtuesve të klubit për të nënshkruar kontratën e re deri më 30 qershor 2024.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit Alessandro Bastoni. Mbrojtës i lindur në vitin 1999 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2024”, shkruhet në njoftimin e klubit e Interit.
Bastoni është formuar si lojtar tek Atalanta, ku Interi e bleu në vitin 2017 dhe u la aty në huazim. Më pas u dha borxh edhe te Parma, për të veshur në 2019-n fanellën e zikaltërve. Conte me aktivizimin e shpesh e kthehu në një nga elementët kryesor të formacionit.
KOHA JONË SONDAZH

