Interi e feston titullin me një fitore me “manita” ndaj Sampdorias (VIDEO)

Interi e ka festuar titullin kampion me një fitore spektakolare 5-1 ndaj Sampdorias duke konfirmuar formën shumë të mirë që po kalon në këtë fazë të sezonit.

Zikaltrit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar 3 gola me Gagliardinin dhe dy gola të Sanchez, ndërkohë që Keita Balde shkurtoi rezultatin.

Në fraksionin e dytë Pinamonti dhe Lautaro Martinez vulosën suksesin e skuadrës së Contes, që ka marrë deri më tani 26 fitore në 35 ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?