FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi fiton me vuajtje ndaj Cagliarit, e nderon një gol i Darmian (VIDEO)

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Skuadra e Antonio Contes mori fitoren e radhës në kampionat kundër Cagliarit, në shifrat minimale 1-0. Ishte një duel i vështirë për zikaltërit që hasën vështirësi në gjetjen e hapësirave. Në pjesën e parë rastet për shënim ishin të pakta. Në minutën e 69-të ndërkohë De Vrij gjeti shtyllën pas një tentative me kokë.

Gjithsesi goli nuk do të vononte, pasi në minutën e 77-të, gjatë një aksioni të bukur të Hakimit në krahun e djathtë, mbrojtësi maroken shërben në zonë për Darmian, që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Me këtë fitore Interi ruan kreun me 74 pikë, 11 më shumë se Milani i vendin të dytë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?