Interi fiton ndaj Bolognës falë Lukakut dhe “prek” titullin (VIDEO)

Interi hedh një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion. Skuadra e Antonio Contes fitoi minimalisht 1-0 në transfertën ndaj Bolognës. Në fakt ishte një duel i vështirë për zikaltrit që vuajtën presionin e ekipit të Mihajlovic.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 31-të, teksa Lukaku konkretizoi më së miri një krosim në zonë nga Bastoni. Në fraksionin e dytë Interi administroi më së miri rezultatin, duke marrë 3 pikë që e afrojnë edhe më shumë me titullin. Zikaltrit mbeten në krye me 65 pikë, 5 më shumë se Milani, por dhe me një tjetër sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?