Interi i mbyll sërish dyert Rey Manajt, ja ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Rey Manaj nuk do të luajë tek Interi sezonin e ardhshëm pas rikthimit nga huazimi nga Serie B. 20-vjeçari shqiptar, i cili ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2020 do të huazohet sërish, për të patur mundësi aktivizimi.

Në fillim të sezonit 2016-2017 Manaj u huazua te Pescara, ku u aktivizua në 13 ndeshje në total, në një rast në Kupën e Italisë, duke shënuar dy gola. Ndërsa te Pisa në Serinë B regjistroi 17 takime e dy finalizime, por kontributi i tij nuk mjaftoi për të shmangur rënien në Lela Pro.

Manaj do të kthehet formalisht tek Interi, ku nuk do të qëndrojë gjatë, pasi brenda qershorit pritet të mësojë destinacionin e tij të ri. Nuk përjashtohet mundësia që ta vijojë karrierën jashtë Italisë po në formë huazimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?