FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi kampion edhe në vrapim, Juventusi ekip “dembel”

Interi është një hap larg titullit kampion. Triumfi ndaj Crotones në fundjavë u jep titullin zikaltërve të Antonio Contes, që janë edhe skuadra që vrapon më shumë në Serie A.

“Gazzetta dello Sport” ka publikuar shifrat, teksa  Interi numëron 113 kilometra mesatarisht në çdo ndeshje. Skuadra e dytë që vrapon më shumë është ajo e Gennaro Gattuso. Napoli vrapon mesatarisht 112.18 kilometra për ndeshje.

Në podium edhe Lazio, me 112.08 kilometra për ndeshje. Atalanta është në vendin e shtatë, me 109.6 kilometra për ndeshje, Juventusi i nënti me 109.3 kilometra për ndeshje, kurse Milani merr vendin e 14-t me 108 kilometra për ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tek Interi ai që spikat është Marcelo Brozovic, i cili vrapon mesatarisht 13 kilometra për ndeshje. Nicolo Barella është i pesti me 11.4 kilometra për ndeshje, ndërsa mes dy interistëve janë Morten Thorsby (11.7 km/ndeshje), Marko Rog (11.6 km/ndeshje) dhe Sergej Milinkovic-Savic (11.5 km/ndeshje).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?