FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi mendon tërheqjen: Superliga nuk është më në interesin tonë!

Një tjetër klub i rëndësishëm në Europë tërhiqet nga projekti i Superligës. Pas gjashtë klubeve angleze, të cilat njoftuan daljen e tyre nga projekti i ri mbrëmjen e së martës, edhe Interi ndërmerr të njëjtin hap.

Sipas asaj që ANSA la mësuar natën midis të martës dhe të mërkurës, klubi zikaltër ka vendosur të tërhiqet sepse “projekti i Superligës aktualisht nuk konsiderohet më me interes nga Interi”.

Një goditje tjetër e rëndë për pesë rebelët që ende i qëndruan besnikë projektit, domethënë tri spanjollet, si dhe Juventusi dhe Milani, që për momentin, vazhdojnë të këmbëngulin, ndonëse jo me të njëjtën kokëfortësi. Në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Superliga, në fakt, nuk përmendet tërheqja përfundimtare por vetëm dëshira për të “rimodeluar projektin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?