Interi mund të rikuperojë “pjesët” për duelin e fundjavës ndaj Romës

Nga ëndrra e lavdishme e Tripletës, Interi rrezikon të zbresë në makthin e sezonit pa asnjë trofe. Pas një derbi të lodhshëm fizikisht dhe psikologjikisht, skuadra e Inzaghit duhet të rigjejë shpejt kompaktesinë dhe forcën për të mos hedhur poshtë gjithçka e mirë që është ndërtuar deri tani.

Statistikat janë ende në favor të Interit: 5 fitore në pesë ndeshjet e mbetura do të siguronin të paktën një “balotazh” për titullin kundër Napolit.

Përballja me Romën do të jetë e vështirë edhe për shkak të mungesave: Bastoni dhe Mkhitaryan janë të pezulluar, ndërsa në vend të tyre do të luajnë Carlos Augusto dhe Frattesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmet e mira vijnë nga infermieria: Dumfries dhe Zielinski janë rikuperuar dhe do të jenë në listën e grumbullimeve, edhe pse asnjëri nuk pritet të startojë nga minuta e parë. Ata do të kërkojnë të marrin minuta në këmbë për të qenë gati për përplasjen me Barcelonën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, mungesa thuajse e sigurt e Thuram e detyron Lautaro Martinezin të mbajë barrën e sulmit pothuajse i vetëm. Pikëpyetja më e madhe mbetet partneri i tij në repartin ofensiv: Taremi dhe Correa kanë zhgënjyer, Arnautovic ka dhënë sinjale pozitive, por nuk është ende në formën optimale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?