Interi pranë akordit me United për blerjen e Sanchez

Alexis Sanchez do të vijojë që të mbetet te skuadra e Interit edhe në sezonet e ardhshme. Huazimi i kilianit skadon zyrtarisht të mërkurën, pra pas takimit me Getafen në Europa League.

Në fund të kësaj përballjeje mund të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes se re me Manchester United, për të cilën ka punuar me vendosmëri gjatë këtyre ditëve Beppe Marotta.

Palët janë afruar shumë në qëndrime dhe shuma 16 milionë euro që kërkojnë “Djajtë e Kuq” konsiderohet e pranueshme nga drejtuesit zikaltër.

Vetë sulmuesi ka bërë presion për të qëndruar në Milano, duke qenë i gatshëm për të pranuar uljen e ndjeshme të pagës, teksa pritet të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2023.

 

SHKARKO APP