Interi triumfon në Olimpico ndaj Romës dhe ngjitet në krye
Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Romës, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Bonny në minutat e para të ndeshjes. Me këtë sukses, skuadra zikaltër ka arritur të barazohet në krye të renditjes së Serie A me 15 pikë, së bashku me Romën dhe Napolin.
Sfida e zhvilluar në “Olimpico” u vendos që në minutën e 6-të, kur Barella dha një pasim të shkëlqyer në thellësi për sulmuesin francez Bonny, i cili përballë portierit Svilar nuk gaboi, duke shënuar golin e fitores për ekipin e Chivu.
Në pjesën e dytë, skuadra e Gasperinit reagoi me disa raste të mira, Dybala u ndal dy herë nga Sommer, ndërsa Dovbyk humbi një mundësi të artë nga afër.
Kjo është fitorja e katërt radhazi në kampionat për Interin, që vazhdon momentin pozitiv, ndërsa për Romën ky ishte humbja e dytë në shtëpi këtë sezon.
KOHA JONË SONDAZH

