Interi zyrtarizon goditjen e dytë në merkato me kosto zero

Pas Piotr Zielinskit, tek Inter është koha e zyrtarizimit të blerjes së dytë. Në fakt klubi zikaltër e kishte pohuar edhe para nisjes së merkatos se kishte mbyllur marrëveshjen për dy futbollistë me parametër 0.

I pari ishte polaku Zielinski, ndërsa sot në Milano ka mbërritur iraniani Mehdi Taremi. Ish sulmuesi i Portës ka ardhur në Milano dhe po kryen vizitat mjekësore.

Menjëherë më pas klubi ziklatër pritet të publikojë edhe lajmin zyrtar për afrimin e tij. Dyshes Lautaro-Thuram i shtohet edhe Taremi, duke e bërë kështu Interin sërish edhe këtë sezon skuadrën për t’u mundur në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?