Irani nuk heq dorë nga pjesëmarrja në Botëror, në negociata me FIFA-n

Situata e Iranit është kthyer në një çështje delikate për FIFA, e cila duhet të marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me pjesëmarrjen e përfaqësueses iraniane në Botërorin 2026.

Fillimisht, Irani kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë në turne, duke refuzuar të udhëtonte drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që konsiderohet një vend jo miqësor. Por së fundmi, duket se qëndrimi ka ndryshuar dhe autoritetet iraniane kanë nisur negociata me FIFA-n për të gjetur një zgjidhje alternative.

Sipas zhvillimeve të fundit, Irani po kërkon që ndeshjet e tij të mos zhvillohen në SHBA, por në Meksikë, një nga tre vendet organizatore të FIFA Ëorld Cup 2026. Kjo ide është bërë publike nga ambasadorja iraniane në Meksikë, e cila ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime për këtë variant.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, ka mbështetur këtë qëndrim, duke theksuar se çështja e sigurisë është vendimtare. Ai u shpreh se deklaratat e Donald Trump, sipas të cilave nuk garantohet siguria e ekipit iranian në SHBA, kanë ndikuar në këtë vendim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Negociatat mes Iranit dhe FIFA-s janë në vazhdim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të arrihet një marrëveshje që do të lejojë pjesëmarrjen e Iranit pa zhvilluar ndeshje në territorin amerikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?