Ironi “e hidhur” me dyshen Platini-Duka, Tirana distancohet nga droni fluturues
është skuadra më e pakënaqur nga FSHF, iu fatura tifozëve të këtij klubi lëshimi i dronit. Por klubi i Tiranës, duke marrë shkak nga e gjithë kjo, në një deklaratë zyrtare për shtyp,distancohet mbi atë objektin fluturues. Sipas tyre, gjesti i shëmtuar i një individi, qoftë edhe tifoz i Tiranës, nuk mund të hedhë baltë mbi 5200 tifozë bardheblu, që treguan qytetari në atë sfidë. Nëse ndodh kjo, atëherë nuk kemi pse ankohemi me vendimet e UEFA-s, si dhe pretendimet e palës serbe, pas dronit qw u shfaq nw Beograd. Tirana bën thirrje që tifozi të identifikohet e të pezullohet, nëse ka shkelur ndonjë rregullore, por jo klubi. – “KF Tirana është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga çdo sjellje josportive në shkallët e stadiumit e do të punojë për të mos lejuar të ndodhin më ngjarje si ajo në Shkodër, apo Elbasan. KF Tirana distancohet edhe nga objekti fluturues, që u shfaq gjatë ndeshjes derbi. Klubi dhe tifozët e Tiranës nuk ishin pjesë e atij episodi të shëmtuar. Vepra e një individi të caktuar nuk mund të hedhë poshtë mundin dhe punën e madhe që klubi ka bërë për të përmirësuar imazhin e tifozerisë dhe rikthyer ata në shkallët e stadiumit, aty ku meritojnë të jenë gjithmonë. KF Tirana do të bashkëpunojë me Federatën Shqiptare të Futbollit për të përmirësuar cilësinë e garës sportive. Klubi do të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të shtuar nivelin e sigurisë në të gjitha ndeshjet ku KF Tirana do të luajë si pritëse në kryeqytet, apo dhe si udhëtuese. Në derbin e së hënës, 5200 tifozë bardheblu treguan qytetari, vlera sportive dhe njerëzore. Rivaliteti në shkallët e stadiumit ishte brenda sportivitetit.” Ishte ky mesazhi i klubit Tirana, pas akuzave që i janä ngritur, se droni i përket kësaj skuadre.
KOHA JONË SONDAZH

