FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Isco pranon rinovimin, Real Madrid i vendos klauzolë lirimi 700 milionë euro

Isco ka arritur akordin me Real Madrid për rinovimin e kontratës që skadonte më 2018. Një burim i besueshëm brenda klubit ka treguar për Diario AS se lojtari do të nënshkrujë një kontratë 4-vjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër, me pagë 6 milionë euro në sezon.

Isco u transferua nga Malaga në Madrid më 2013 si një nga talentet më premtues në Evropë, por e ka vuajtur shumë konkurrencën dhe është përfolur shumë herë për largim. Por ai ke qenë vendimtar në ndeshjet kryesore, përfshirë finalen e Champions League dhe Superkupën e Evropës, ku edhe shënoi golin e fitores kundër Manchester United.

Për këtë arsye, në kontratën e re klubi ka vendosur edhe një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh. Kjo bëhet për të shmangur raste si ai i Neymer me Barcelonën, ku klubi ishte i pafuqishëm të ndalonte transferimin te Paris SG, i cili aktivizoi klauzolën 222 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asnjë lojtar i skuadrës së parë të Madridit nuk ka klauzola lirimi nën 500 milionë”, tregon burimi i AS. “Dhe te Castilla (skuadra B e Realit) tani ka lojtarë me klauzola 300 milionë euro”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?