Ish-drejtuesi i Milanit nuk përmbahet, thumbon keq Maldinin e Boban

Të jesh kampion i shkëlqyeshëm nuk të bën drejtor!” Kështu është shprehur ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabellit, i cili ka thumbuar në mënyrë direkte drejtuesit aktual të kuqezinjve, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.

“Problemi i madh i Milanit është se ata nuk duhet të jetojnë me të kaluarën. Historia duhet të mbahet mend, por nuk mund të jesh i burgosur i historisë sate. Të jesh një kampion i shkëlqyeshëm në fushë nuk të bën drejtor.

“Të gjithë e kanë dashur Giampaolon, të cilin e konsideroj trajner të shkëlqyer. Ata që e njohin Giampaolo janë të vetëdijshëm se Milani duhet të ndërtojë një ekip të përshtatur për të dhe ky nuk është një ekip që mund të shprehet në mënyrën si dëshiron.

“Suso është një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm, por nuk mund të luajë si Nr 10, kështu që ata nuk kanë njeriun e duhur për atë pozicion. Ka pasur një avari të komunikimit në ndërtimin e ekipit,”-përfundoi Mirabelli në një intervistë për “Radio Punto Nuovo”.

50 vjeçari ishte drejtori sportiv i shtatë herë kampionëve të Europës në sezonin 2017-2018, por pa arritur të lë gjurmë.

SHKARKO APP