Ish-mesfushori i Juventusit: VAR u prezantua për të ndalur “Zonjën” që të fitojë!

Polemikat pas ndeshjes mes Juventusit dhe Salernitanës nuk kanë munguar as në studiot televizive. Massimo Maruro, sh-futbollist i Juventusit dhe tashmë komentator televiziv, ka komentuar ashpër episodin e anulimit të golit të Milik: “VAR u prezantua për të ndalur Juventusin që të fitojë tituj. Më pas fitoi katërt radhazi dhe e kuptuan se fiton më i fortë”.

Ish-mesfushori i bardhezinjve vijoi analizën e tij duke sulmuar ashpër: “Dua të them se VAR u prezantuar me shpresën për të provuar se Juventus nuk mund të fitonte më”.

Polemikat pas ndeshjes së të dielës kanë qenë të shumta për shkak se arbitri nuk pa se Candreva ishte në cepin e fushës dhe mbante në lojë Bonuccin. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP