Ishte prej disa ditësh i intubuar, humb jetën basketbollisti Petraq Gjogu

Basketbollisti beratas dhe arbitër i ndeshjeve të volejbollit, Petraq Gjogu ka ndërruar jetë nga COVID-it. 72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Tiranë. Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta preku zemrat e gjithë dashamirësve të sportit beratas, që e kujtojnë atë me nostalgji. 72-vjeçari Petraq Gjogu ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend.

Në vitin 2001, Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat. Pas lajmit për vdekjen e tij ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD Berat, ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve ’90.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?