Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 22:32 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime Biznesmeni nga Drenasi, Faton Seferi, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë dalë pa lëndime nga një aksident i rëndë rrugor në Serbi. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Nepotizëm politik dhe familjar”, Arben Ahmetaj zbulon prapaskenat e Vetting-ut: Sot kemi pseudo-drejtësi

Aktualitet E hënë, 7 Shtator 2026 21:14
”Nepotizëm politik dhe familjar”, Arben Ahmetaj zbulon prapaskenat e Vetting-ut: Sot kemi pseudo-drejtësi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj rikthehet për herë të pestë në intervistën ekskluzive për ”Çim Peka Live”, me akuza të forta ndaj qeverisë, Vetting-ut dhe segmenteve të drejtësisë. Ai pretendon se procesi i Vetting-ut është zhvilluar nën “kujdestarinë politike” të kryeministrit Edi Rama dhe identifikon tre personazhe që kanë pasur rol kyç në këtë proces. Ahmetaj akuzon gjithashtu segmente të SPAK-ut dhe drejtësisë për përmbysje të rendit kushtetues, duke e cilësuar situatën aktuale si “pseudo-drejtësi”. Në intervistë, ai sjell edhe dokumente dhe një audiopërgjim, për të cilat pretendon se dëshmojnë akuzat e tij.

Pjesë nga intervista

ÇIM PEKA: Mirëmbrëma. Jemi në intervistën e pestë me Arben Ahmetajn, ish-zëvendëskryeministër, ish-ministër i Financave, disa funksione në qeverinë e Partisë Socialiste të Edi Ramës, nëse konsiderohet Parti Socialiste. Intervistë që e kemi anonçuar dhe kësaj radhe, përveç dokumenteve, do të kemi edhe një audiopërgjim i cili sigurisht do të ngjallë shumë reagim. Nuk pres nga drejtësia e re, nuk pres nga kryeministri, por pres që opinioni të hapë sytë aq sa mundet. Dhe në fund të mos vazhdojë pyetja e zakonshme që propaganda e Edi Ramës është: “Nuk kishte fakte, kishte vetëm akuza të pashoqëruara me dokumente”. Kësaj radhe do të keni edhe një audiopërgjim. Dhe janë personazhe jo pak të rëndësishëm, janë personazhe me të cilat Edi Rama, siç do ta shikoni dhe gjatë përgjimit, i bën punët e pista. Zoti Ahmetaj, mirëmbrëma.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

ARBEN AHMETAJ: Mbrëma. Faleminderit për gatishmërinë, por edhe për guximin. Po e filloj si zakonisht, si çdo emision. Cila është fotografia momentale e juaja në raport me SPAK-un? Do ta zgjeroja pak në raport me drejtësinë dhe gjatë bisedës sonë do t’i referohemi si segmente të caktuara brenda SPAK-ut dhe brenda drejtësisë, sepse kurrë nuk do t’i fusja të gjithë prokurorët apo të gjithë gjyqtarët në të njëjtin thes. Unë akoma dhe sot besoj që ka dhe do të ketë prokurorë, ka dhe do të ketë gjyqtarë që do të kontribuojnë në rivendosjen e sistemit kushtetues në drejtësinë e deformuar që ekziston sot.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

ÇIM PEKA: Gjëja që më lodh më shumë në çdo intervistë me personazhe shumë të rëndësishëm është kur mundohen të lënë dhe një kanal mirësie apo besimi ndaj një institucioni. Më thuaj një emër gjyqtari që ty të bind në këto shtatë vjet apo një emër prokurori. Se kjo “kurrë nuk do t’i fusja të gjithë në një thes”…

Mund t'ju interesojë

Për herë të parë një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Fier

Për herë të parë një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Fier

Para 3 orësh
Berisha për protestën: Studentët dhe qytetarët groposën në koshat e plehrave dekretet diktatoriale të Ramës

Berisha për protestën: Studentët dhe qytetarët groposën në koshat e plehrave dekretet d...

Para 4 orësh
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

Para 4 orësh

ARBEN AHMETAJ: Shiko, e vërteta është shumë e rëndësishme, si mirësia apo sesa eleganca. Mirë, meqenëse nuk do t’i fusësh të gjithë në një thes, më thuaj një emër gjyqtari apo prokurori të SPAK-ut që ty të bind në këto shtatë vjet? Nuk shquhem për ndonjë elegancë në denoncimet e mia. Shquhem, fatmirësisht, me ndihmën e dokumenteve, me ndihmën e shumë qytetarëve, me ndihmën e shumë administratorëve, me ndihmën e shumë ish-punonjësve të shërbimeve, që të kem sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe aspak me elegancë…

ÇIM PEKA: Por një emër prokurori dhe një emër gjyqtari që ju ka bindur apo keni besim në këto 7 vjet?

ARBEN AHMETAJ: Një marrëveshje fjale, në qoftë se do të më ndërprisni s’do të arrijmë, do të kemi rrjedhjen, po unë do të vij aty. Të premtoj.

ÇIM PEKA: Unë do të ndërpres keq e sigurt, por gjithsesi, një emër gjyqtari dhe prokurori që ju ka bindur në këto 7 vjet.

ARBEN AHMETAJ: Pra, thashë, do të ketë dhe jo pa qëllim, sepse do të ndodhin shumë ngjarje. Thashë, do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që nuk do të bëjnë, ashtu siç nuk duhet ta bëjnë, dominionin e Zotit, po do të bëjnë gjyqtarin dhe prokurorin me përgjegjësi publike dhe nuk do ta quajnë si punë të zakonshme, por do ta quajnë si mision kombëtar. Është e drejta ime të kem besim dhe shpresë. Dhe do t’i referohem edhe më pas. Megjithatë…

ÇIM PEKA: Siç pate, siç pate kur e votove drejtësinë e re dhe që u bëtë kurban i saj…

ARBEN AHMETAJ: Ne e kemi ndarë edhe këtë moment dhe unë kam qenë i bindur që të votoja drejtësinë e re ishte mision kombëtar. Sigurisht që i kam kërkuar dhe falje publikut për besimin tim ndaj kreut të organizatës. Nuk e mendoja kurrë, me të qenit i sinqertë, që deformimi do të fillonte që nga vetingu. Shqiptarët duhet ta dinë, vetingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës. Dhe kanë qenë tre personazhe kryesorë në veting. Një, këshilltarja e kryeministrit që nga zyrat e kryeministrisë shkoi në veting; dy, motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut; dhe vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës. Dhe kam sjellë shembuj se si, për të njëjtat episode dhe fenomene, dikush është skualifikuar nga…

ÇIM PEKA: Mos u flit me emra. Po thoni këshilltarja Sanxhaktari, vajza e mikut Genta Bunga, dhe motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut. Këta janë tre personazhet që kanë drejtuar vetingun.

ARBEN AHMETAJ: Ekzaktësisht. Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Dhe pastaj gjejmë ndonjë fletë-raporti ku i referohen pseudo-reformës si sukses. E kam thënë ditën një kur kemi bërë intervistën bashkë. Një investim i cili deformohet duhet korrigjuar. Dhe unë prapë e theksoj sot dhe po ta them, përpara se të ndaj me qytetarët situatën time, situatën e familjes sime. Unë sot prapë përsëri kam besim tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek vendet anëtare, e theksoj, tek vendet anëtare. Dhe zoti Peka, po të shtoj, shpresoj dhe kam besim që edhe Gjykata Kushtetuese, si niveli më i lartë, dhe Gjykata e Lartë kanë mundësi, dhe unë kam shpresë, të rivendosin rendin kushtetues në drejtësi. Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që Aranit Çela do t’i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë.

Etiketat e lidhura

Arben Ahmetaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 2 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re
Para 2 orësh

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit
Para 3 orësh

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe...

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin
Para 3 orësh

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

Më të lexuarat

1 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 2 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

2 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 7 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

3 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 17 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

4 Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re
Para 2 orësh

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.