Islanda “poshtëron” Anglinë, pas BE largohet dhe nga Europiani

Islanda është kombëtarja që po i mahnit të gjithë në këtë kampionat europian. Pas një performance fantastike në fazën e grupeve, Islanda vijon të shkruajë historinë duke eleminuar në fazën e 1/8-tave shpikësit e futbollit Angilnë.

Një sukses i merituar për Islandezët që janë surpriza më e bukur e këtij europiani me lojrat e tyre.

Një fitore mëse e merituar përballë anglisë e cila dhe pse kaloi e para në avantazh që në minutën e 2-të me Uejn Runin që shëndërroi në gol një 11-metërsh nuk arriti që të ruajë avantazhin.

Islanda arriti që të përbysë rezultatin e “Tre Luanëve” duke shënuar me anë të Sigurdsson që përfitoi nga gabimi i mbrojtësve anglez duke mposhtur Hart.

Ndërsa goli i dytë u shënua nga Sigthorsson që shënoi nga 16-metra, falë dhe ndihmës së Hart që nuk arrin të ndalë topin.

Një fitore historike për Islandën e cila vijon të mbetet mes më të mirave në “Euro 2016”, ndërsa Anglia pëson një goditje të rëndë duke u kthyer në shtëpi.

SHKARKO APP