Ismajli në formacionin më të mirë të muajit në Seria A

Ardian Ismajli është një nga lojtarët më të spikatur në Serie A këtë sezon. Mbrojtësi i Shqipërisë, vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij, me fanellën e Empolit.

Ismajli falë formës së mirë, është zgjedhur në formacionin më të mirë të muajit Nëntor në Serie A, nga faqja e statistikave “WhoScored”. Vlerësim i rëndësishëm për shqiptarin, që vjen në një kohë kur emri i tij përflitet në klube të mëdha si Inter, Fiorentina, Juventus dhe Napoli.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares sonë këtë sezon ka spikatur te Empoli në duelet që ka pasur me sulmues me peshë si Lukaku apo Vlahovic. Edhe pse e ka mohuar, në muajin janar mund të vijë dhe momenti për të bërë hapin e madh në karrierë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?