FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Itali/ 3 tifozë tentojnë të godasin me grusht futbollistin shqiptar pas stërvitjes

Aventura e re në Itali për Xhemailin, nuk po shkon në mënyrën më ët mirë te Bolonja. Futbollisti me origjinë shqiptare është sulmuar nga një tifoz në kohën që po jepte autografe pas stërvitjes.  Xhemaili po dilte nga makina, kur tre persona ju afruan, duke i kërkuar autograf dhe disa sende personale. Më pas njëri prej tyre madje ka tentuar që ta godasë futbollistin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas drekës me shokët e ekipit, në qendrën sportive të Bolonjës, teksa tifozët ishin duke pritur futbollistët. Tre prej tyre sipas klubit kuqeblu i janë afruar për t’i kërkuar një “selfie”. Klubi italian lajmëroi policinë, por tre tifozët ishin zhdukur pas ngjarjes, ndërkohë që futbollisti ishte larguar me makinë. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?