Italia me mungesa të mëdha kundër Shqipërisë
De Rossi është larguar nga kampi stërvitor i Italisë dhe do të mungojë kundër Shqipërisë.
Mediat italiane janë duke raportuar se kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, është larguar nga kampi stërvitor për shkak të problemeve me gju duke e detyruar trajnerin, Giampiero Ventura, ta largojë nga lista që disa orë më parë bënte pjesë në të. Vendin e De Rossit do ta zë mesfushori i Interit, Roberto Gagliardini. Kundër Shqipërisë për Italinë do të mungojnë edhe Marco Verratti, Lorenzo Pellegrini dhe Andrea Belotti.
Ndeshja mes Shqipërisë e Italisë do të zhvillohet me 9 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Marco Verratti dhe Andrea Belotti përfundimisht kanë mbetur jashtë listës së Italisë për ndeshjen me Shqipërinë, ndërsa është larguar nga lista edhe Pellegrini, kurse De Rossi është në dyshim.
Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, ka ftuar Bryan Cristanten dhe Roberto Gagliardini në skuadër për ndeshjen me Shqipërinë për t’i zëvendësuar Daniele De Rossin dhe Lorenzo Pellegrinin.
Marco Verratti dhe Andrea Belotti tashmë janë jashtë për ndeshjen me Shqipërinë, ndërsa De Rossi është në dyshim pasi vuan nga probleme muskulore.
Kapiteni i Romës mbetet në skuadër, megjithëse Italia ka ftuar mesfushorin e Interit, Gagliardini si zëvendësues të mundshëm nëse De Rossi nuk ia del me kohë të rikuperohet.
Kurse Lorenzo Pellegrini ka pësuar një lëndim në fitoren prej 2:0 ndaj Milanit në “San Siro” dhe do të rikthehet në Romë për trajtim.
Lajm i keq për Shqipërinë është rikuperimi i anësorit të Interit, Antonio Candreva, ai bënë pjesë në skuadër, transmeton Gazeta Express.
Lojtarët e ftuar:
Portierë: Gianluigi Buffon [Juventus], Gianluigi Donnarumma [Milan], Mattia Perin [Genoa]
Mbrojtës: Davide Astori [Fiorentina], Andrea Barzagli [Juventus], Leonardo Bonucci [Milan], Giorgio Chiellini [Juventus], Danilo D’Ambrosio [Inter], Matteo Darmian [Manchester United], Daniele Rugani [Juventus], Leonardo Spinazzola [Atalanta], Davide Zappacosta [Chelsea]
Mesfushorë: Nicolò Barella [Cagliari], Bryan Cristante [Atalanta], Daniele De Rossi [Roma], Roberto Gagliardini [Inter], Marco Parolo [Lazio]
Sulmues: Federico Bernardeschi [Juventus], Antonio Candreva [Inter], Stephan El Shaarawy [Roma], Lorenzo Insigne [Napoli], Simone Verdi [Bologna], Eder [Inter], Manolo Gabbiadini [Southampton], Ciro Immobile [Lazio], Roberto Inglese [Chievo].
KOHA JONË SONDAZH

