Italishtja katastrofë e De Ligt, publikon një video me të dashurën (VIDEO)

Matthijs de Ligt zgjodhi që në fillim të sezonit t’i bashkohej Juventusit në Seria A duke refuzuar ofertën e Barcelonës apo Manchester United. Mbrojtësi holandez ka hasur vështirësi në fillim të sezonit për t’u përshtatur me futbollin italian, por me kalimin e kohës, ai ka arritur që të jetë protagonistë.

Së fundmi ai po shfrytëzon periudhën e karantinës për të mësuar gjuhën italiane, por edhe këtu po has jo pak vështirësi. Ai ka postuar së fundmi një video së bashku me të dashurën Annekee Molenaar, duke treguar se sa mirë i kanë mësuar.

Video e tyre është përhapur në rrjetet sociale, ndërkohë që të dy kanë ende shumë për të mësuar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP