Izmir Smajlaj medalje ari në mes të Beogradit

Izmir Smajlaj nuk ka ndërmend që të ndale. Kampioni i kërcimit së gjati triumfoi edhe në Mitingun Ndërkombëtar të Serbisë. Në eventin në Beograd, atleti shkodran fitoi medaljen e artë, duke regjistruar edhe rekord salle, me kërcimin 7 metër e 94 centimetër.

Triumfi në Beograd, aty ku tre vjet më parë Smajlaj u shpall kampion Europe për salla të mbyllura, konfirmon momentin e shkëlqyer të 26-vjeçarit.

Rekordmeni shqiptar e mbyll sezonin dimëror të atletikës me katër tituj të fituar, pas Mitingut në Bratisllavë, Kampionatit Ballkanik në Turqi dhe Mitingut në Stamboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivat tashmë janë Kampionati Europian dhe Olimpiada “Tokio 2020”, ku Izmir Smajlaj synon të renditet në zonën e medaljeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for izmir smajlaj beograd

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?