FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Izmir Smajlaj thyen rekordin kombëtar në kërcim së gjati (VIDEO)

Atleti shkodran Izmir Smajlaj vendosi pasditen e sotme rekord të ri kombëtar në garën e kërcimit së gjati. Ai kërceu 8.16 metra në eventin “Dita e Kërcimeve” zhvilluar në kryeqytet, duke përmirësuar me 5 centimtera rekordin e mëparshëm 8.11 metra, që mbahej po prej tij dhe që e kishte vendosur në vitin 2019 në Shkodër.

Rezultat që konfirmon momentin e mirë që po kalon atleti shkodran, që synon një paraqitje të mirë edhe në Olimpiadë. Ky event u zhvillua në pistën e re të kërcimeve që është krijuar në mjediset e Liqenit Artificial në kryeqytet, ku sot u zhvillua edhe kjo garë, që solli rekordin e ri kombëtar të Smajlajt.

“Emocione, nder dhe krenari. Rekord i ri personal, për herë të parë pistën e re të kërcimeve në Tiranë. Falënderime pa fund për familjen time, trajnerin tim Gjergj Ruli, miqtë dhe mbështetësit e mi, që nuk mungojnë kurrë”, u shpreh Izmir Smajlaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?