Ja veprimi “ofendues” i Hamilton ndaj modeles
Tashmë është bërë e udhës që në podiumin e Formula 1 të festohet me shampanjë, një ndër çastet që është gdhendur në memorjen e kujdo. Por një xhest i papranueshëm është cilësuar ai i Lewis Hamilton ndaj një modeleje aziatike, të cilës i hodhi shampanjë në fytyrë.
Piloti Lewis Hamilton është vënë në qendër të kritikave, pasi lagu me shampanjë në fytyrë një nga modelet e pranishme në përfundim të Çmimit të Madh të Kinës. Ndjekësit në rrjetet sociale e kanë kritikuar Hamilton, duke i vendosur edhe epitete të ndryshme, ndërsa të tjerë e kanë mbrojtur. Aktivistja Rox Hardie e shoqatës “Object” kundër seksizmit, e ka cilësuar veprimin e pilotit si “ofendues” dhe i ka kërkuar atij që t’i kërkojë falje vajzës.
KOHA JONË SONDAZH

