Jahmir Hyka gjen golin e parë në SHBA
Jahmir Hyka ka prekur për herë të parë rrjetën në tokën e premtuar. Lojtari i kombëtares shqiptare ishte vendimtar në barazimin që skuadra e tij San Jose Earthuqakes arriti përballë Dallasit. 29 vjeçari ishte shpëtimtar për ekipin nga Kalifornia duke shënuar në minutën e 93-të, një gol i cili i vlejti një pikë skuadrës së Kinnear.
Një pasim me kokë i kapitenit Wokolowski gjeti shqiptarin i cili pasi e shtyu përpara po me kokë goditi me të majtën, jo fort, por mjaftueshëm për të kaluar portierin e Dallasit, Gonzales.
Goli i parë për numrin 10, i cili zgjodhi momentin më të përshtatshëm duke u shndërruar në njeriu e ndeshjes për San Josen.
” Jam i lumtur për golin që realizova, po ashtu edhe për faktin që skuadra nuk u largua me disfatë nga ky takim, tashmë duhet të shohim përpara në ndeshjet e ardhshme “– u shpreh tiranasi për mediat amerikane.
Aktualisht kur kanë kaluar 6 javë kampionat Earthuqakes mbajnë vendin e 5-të në konferencën e perëndimit. Jahmir Hyka gjatë merkatos së dimrit u largua nga klubi zviceran i Luzernës për t’iu bashkuar pikërisht San Joses në këtë aventurë të re në Major League Soccer.
KOHA JONË SONDAZH

