FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jahmir Hyka: Japim maksimumin, nuk ka rëndësi kush është kapiten

Jahmir Hyka premton se në përballjen kundër Izraelit do të japë maksimumin në mënyrë që Kombëtarja të marrë një rezultat pozitiv.

Në një deklaratë për mediat nga Turqia, mesfushori kuqezi theksoi se nuk e ka problem kush e mban shiritin e kapitenit pasi për të është e rëndësishme të luajë.

“Është normale që pas një humbje ekipi të mos jetë i lumtur, sepse në të kundërt nuk do të ishte shenjë pozitive. Por, këto ditët e fundit kemi më tepër përqendrim, pasi luajmë një ndeshje të rëndësishme ndaj Izraelit. Besoj se çdokush është i përqendruar dhe gati të japë maksimumin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më i vjetri në skuadër pas 10-11 vjetësh, shiriti? Nuk e kam pasur asnjëherë dëshirën të jem kapiten. Për mua është kënaqësi që jam këtu dhe që të përfaqësoj Kombin. Nuk ka rëndësi kush është kapiten, por rëndësi ka grupi. Shiriti mund të jetë kënaqësi, por për mua ka më tepër që ekipi të ecë përpara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 11 qershor Kombëtarja shqiptare do të përballet në sfidën e vështirë kundër Izraelit të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?