“Jam Kristjan, jam Inter”, zikaltërit të “dashuruar” pas Asllanit (VIDEO)

Kristjan Asllani po përjeton një ëndërr të vërtetë, një histori e denjë për filma. Mesfushori kuqezi nënshkroi pak ditë më parë kontratën e tij të jetës, një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 1,2 milionë euro në vit.

Pavarësisht se në Milano zbarkuan gjatë verës lojtarë si Romalu Lukaku, Inter vijon ti bëjë jehonë transferimit të Kristjan Asllanit. I gjithë populli zikaltër ka shumë besim te talenti 20-vjeçarë, ashtu siç u shpreh edhe Simone Inzaghi kishte një vit që kërkonte shërbimet e yllit kuqezi.

Së fundmi me anë të një video në faqen zyrtare, Inter ka sjell një promo fantastike me fjalët e Asllanit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të lëvizësh gjithnjë, të mos ndalosh kurrë. Nga një shtëpi, në një shtëpi tjetër. Në fushë dhe jashtë sajë, gjithnjë. Pa u lodhur, duke përshkruar kilometra e kilometra, me topin në këmbë dhe kokë, vetëm kështu mund të ngjitem gjithnjë e më lart. Jam Kristjan, jam Inter”, ishin fjalët e Asllanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?