“Januzaj më kujton Krujfin 9”
Njeriu që besoi shumë tek Adnan Januzaj shikon hijen e legjendës Johan Krujf te talenti i Mançester Junajtid. Dejvid Mojes, i cili tani po kërkon ta huazojë 19-vjeçarin te Sociedadi, tha për revistën “Four Four Two”: “Disa talente i mbivlerësojnë, por kjo nuk vlen për Adnanin.
E kuptova që do bëhej i madh vetëm pas disa minutash në stërvitje. Nuk ishte i ndrojtur dhe kishte arrogancën e nevojshme. Kur e shoh, më kujton karakteristikat e Krujfit”.
KOHA JONË SONDAZH

