FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Java e 32-të e Superiores nis me surpriza/ Vora ndal Vllazninë, Flamurtari mund Egnatian

Java e 32-të e Abissnet Superiore ka nisur me rezultate surprizë, duke sjellë lëvizje të rëndësishme në renditje. Kryesuesja Vllaznia nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Vora. Sfida u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste të shumta, por pa konkretizim.

Skuadra vendase ishte më kërkuese në pjesën e parë, duke krijuar disa mundësi të rrezikshme. Në minutën e 35-të, Felipe arriti të dërgojë topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, edhe Vllaznia pati një gol të anuluar për të njëjtën arsye. Ndërkohë, Çelikoviç ishte shumë pranë golit në minutën e 83-të, por goditja e tij u ndal nga traversa. Pas këtij barazimi, Vllaznia mban vendin e parë me 60 pikë, ndërsa Vora renditet e shtata me 32 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen tjetër, Flamurtari arriti një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur 0-2 Egnatian. Vlonjatët kaluan në avantazh që në fillim, pas një autogoli të Jaime. Situata u vështirësua për vendasit në fund të pjesës së parë, kur Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin me një lojtar më pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke shfrytëzuar epërsinë numerike, Flamurtari vulosi fitoren në minutën e 53-të me golin e Ememe. Me këtë sukses, Flamurtari ngjitet në kuotën e 29 pikëve, duke mbetur në vendin e fundit, por duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë. Nga ana tjetër, Egnatia mban vendin e tretë me 54 pikë, duke pësuar një hap fals në garën për kreun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?