Java e largimeve te Milani, 7 lojtarë janë me “valixhet gati”
Rafael Leao mund ta vazhdojë karrierën në Premier League, me Aston Villan që po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të sulmuesit portugez nga Milani. Kuqezinjtë e kanë nxjerrë në shitje, por nuk kanë ndërmend ta largojnë me çdo çmim.
Me vetëm një javë nga mbyllja e merkatos verore, e ardhmja e Leaos mbetet ende e hapur. Milani kërkon rreth 50 milionë euro plus bonuse për kartonin e tij, ndërsa Galatasaray deri tani nuk ka shkuar përtej një vlerësimi prej rreth 40 milionë eurosh.
Leao nuk është i vetmi lojtar që pritet të largohet nga Milani. Në listën e futbollistëve jashtë planeve janë edhe Youssouf Fofana, Christopher Nkunku, Santi Gimenez dhe Fikayo Tomori.
Nkunku është pranë rikthimit te Red Bull Leipzig, ndërsa Gimenez pret një ofertë të re nga Porto. Tomori mund të rikthehet në Premier League, me Aston Villan që është gjithashtu në garë për mbrojtësin anglez.
Edhe Fofana mund të vazhdojë karrierën në Angli. Brighton ka nisur kontaktet me lojtarin dhe po vlerëson mundësinë e transferimit të tij.
Ndërkohë, Samuele Ricci ka një marrëveshje personale me Comon, por Milani dhe klubi i tij i ardhshëm ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Ëarren Bondo mund të rikthehet në Ligue 1, ndërsa për Filippo Terracciano po kërkohet një zgjidhje, kryesisht brenda Italisë.
KOHA JONË SONDAZH

