”Jemi shumë të nevrikosur”, Inzaghi: Gabimi i arbitrit na hoqi fitoren

”Jemi shumë të nevrikosur”, tha Simone Inzaghi dhe protestoi ashpër ndaj arbitrit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Monzës, të përfunduar në barazim 2-2, por që për trajnerin e Interit, duhet të ishte mbyllur 3-1 për ekipin e tij.

“Jemi shumë të nevrikosur. Te goli i anuluar i Acerbit arbitri vërshëlleu faull dhe nuk e kuptoj si mund të ndodhë kjo pas 5 vitesh me VAR-in në funksion. Na hoqi dy pikë sepse do të ishte rezultati 3-1.

Është gabim i papranueshëm. Janë dy lojtarë të Monzës që u penguan me njëri-tjetrin. Nëse përmendim dhe shtyllën në fund të Lautaros, nuk do të isha këtu duke folur për një barazim”, tha Simone Inzaghi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?