Jeta e re e ish-yllit të NBA, Antoine Walker, pasi humbi 110 mln dollarë

më.  Problemet financiare të Walker filluan që në vitin e parë të karrierës, kur ai u shfaq rishtaz si një 19-vjeçar i talentuar, që luante me “Boston Celtics”, në vitin 1996. Edhe pse ai kishte një këshilltar financiar ta ndihmonte që të krijonte një plan konkret, për financat e tij afatgjata, Walker kishte ide të tjera në lidhje me ato që donte të bënte me pasurinë e tij, që sapo “kishte filluar ta ngrinter”, dhe shpenzonte shumë. – “Nëpërmjet arrogancës sime, duke qenë edhe injorant në shkollë, si  dhe kokëfortë me paratë, unë shkova kundër shumë dëshirave të mia,” tha Walker për “Yahoo Finance”.  I rritur vetë i gjashtë në një familje, Walker ndihmoi fillimisht nënën e tij si dhe vëllezërit e motrat, për të siguruar edhe ata familjet e tyre. Pasi Walker filloi të fitonte shumë në ligë, ai ishte i vendosur pë sigurimin e familjes.  – “Kurrë nuk e kam menduar vërtet të ardhmen e pasurisë së vënë pas vetëm vitit të parë në ligë, unë nuk isha i shqetësuar për këtë, sepse paratë vazhdimisht vijnë dhe ikin", tha Walker.  Ai shpejt fitoi një shije tjetër për gjërat dhe përmirësoi gjithë familjen e tij të jetonin në shuma, me miliona dollarë, me shtëpi që ai ndërtoi mbi tokat, që i bleu po vetë. Garazhet e tij ishin të mbushura me 4-5 makina luksoze – nga Bentleys dhe BMW të çmuara, me vlerë deri në 350.000 $. Dhe si një sportistët në modë, Walker kurrë nuk kishte veshur të njëjtin kostum, dy herë. Bujaria e Tij shtrihej përtej familjes, me miqtë e shumtë dhe të njohurit. Nga bujar që ishte, të gjitha shpenzimet imerrte ai përsipër, ku paguante udhëtime, bënte dhurata luksoze për miqtë e tij, aq sa Walker u bë i sigurt në rrethin e tij shoqëror, se gëzonte jetesë “udhëheqësi”. Krahasur me lojtarët tjerë të NBA, Walker rrezikoi gjerësisht, duke humbur për të tilla aktivitete 646.900$, në vetëm dy vjet. Edhe pse shpenzimet e tij nisin të dilnin jashtë kontrollit, Walker kishte një plan për të vënë në punë të ardhurat e tij të shumta, nga sporti.  Ai bleu më shumë se 140 prona përgjatë anës jugore të Çikagos. Kryesisht tokë për të ndërtuar, apo për aktivitet tregtar, Walker zotëronte edhe një-gamë të gjerë të pasurive të patundshme, me qëllim për të ruajtur stilin e jetës, që kishte ndërtuar me familjen e tij, pasi u tërhoq nga liga. Walker, papritur e gjeti veten përballë mos-shlyerjeve të kredive, ku ai ishte bërë garant personal, duke humbur vlerën e tokës, si dhe nuk arriti të marrë të drejtën në çështjet ligjore që e pasuan. Walker thotë se ndjen keqardhje në marrjen e vendimeve të rëndësishme, për të investuar, para se të linte sportin. Me tërë vëmendjen, ai  u fokusua tek karriera e tij në NBA.  Ai nuk kishte kohë për të mbajtur një sy mbi pronat e tij dhe investimet, si shumë të tjerë, dhe  u kap në befasi nga “aksidentet e pasurive të patundshme”. – "Mendoj se ka pasur mënyra të ndryshme se si unë mund të kisha ruajtur pjesën më të madhe të pasurisë sime.  Kam humbur shumë para edhe në gjykatë. Shumë prona unë mund t’i kisha mbajtur, nëse  do të kisha menduar për investime më të mira”, përfundon Walker. Pas goditjeve financiare në 2010, Walker shpalli falimentimin, me 12.740.000 $ detyrime dhe me 4.280.000 $ asete. I tërë procesi i falimentimit, u mbyll për dy vjet. I zhveshur nga kartat e tij të kreditit dhe llogaritë bankare që kishte ngrirë, Walker nuk qe në gjendje as për likuidimin e shumë prej pronave të tij, duke humbur edhe medaljet e fundit që mori në NBA me ekipin e tij, Miami Heat, në 2006.

A. Muraçi

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?