Jo vetëm Barcelona, agjenti i Haaland takime me 3 klube angleze
Babai i Erling Haaland dhe menaxheri i tij Mino Raiola bënë një udhëtim në Spanjë ditën e djeshme, ku zhvilluan diskutime me drejtuesit e Barcelonë se më pas me ata të Realit të Madridit, dy klube të interesuara për shërbimet e sulmuesit norvegjez.
Ky i fundit po spikat me fanellën e Borussia Dortmund dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, teksa përveç Realit e Barcelonës, kanë shfaqur interes edhe skuadra si Liverpool, Manchester City e Chelsea.
E përditshmja britanike “The Sun” raporton se Raiola dhe babai i Haaland do të kalojnë fundjavën në Angli, ku pritet të kenë takime me drejtuesit e tre klubeve angleze, teksa zbulohet se në agjendë nuk ka asnjë takim me drejtuesit e Manchester United.
Duket se “djajtë e kuq” janë të zhgënjyer nga bashkëpunimi me Raiolën, që është edhe menaxheri i Paul Pogba dhe nuk kanë ndërmend të hyjnë në garë për shërbimet e Haaland.
KOHA JONË SONDAZH

